Këshilltari i Lajçakut kërkon implementim të marrëveshjes dhe të aneksit

Këshilltari i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Christian Ramet, ka thënë se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët që të fillojnë pa vonesë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Këshilltari i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Christian Ramet, ka thënë se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët që të fillojnë pa vonesë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura.

Kështu u shpreh këshilltari i Miroslav Lajçakut në Samitin e Paqes dhe të Demokracisë, që po mbahet në Prishtinë, teksa shton se BE-ja pret implementim të marrëveshjes.

“Kur të implementohet marrëveshja e Ohrit, do të hapen mundësi që nuk kanë qenë më herët dhe do të ketë benefite për Kosovën. Kjo besoj që është arritja me e madhe e dialogut deri më tani. Por duhet të fillojë implementimi i marrëveshjes dhe aneksit. Marrëveshja ka ndodhur qe tre muaj dhe nuk ka ndodhur asnjë progres. Shumë potencial ka humbur në menaxhimin e krizës dhe uljes së tensioneve. Kur ka tensione nuk ka hapësirë për dialog dhe normalizim. Ajo që BE pret është implementimi, sigurisht. BE u kërkon palëve që të fillojnë pa vonesë zbatimin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera”, tha Ramet, raporton EO.

Deklaratën e tij e ka mbështetur edhe Cynthia Cook, nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka thënë se ShBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës.

Ajo thotë se Kosova e Serbia duhet të angazhohen menjëherë për zbatim të marrëveshjes për Asociacionin.

“Kosova e Serbia duhet të angazhohen menjëherë për zbatim të marrëveshjes për Asociacionin. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se Asociacioni është një obligim ekzistues, por edhe po të mos ishte, ne besojmë që është ajo që i nevojitet Kosovës ta realizojë potencialin e saj për të gjithë. Besojmë që është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Cook.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika