KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF Mitrovicën

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me rezultat 6-5.

Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 90 minutave lojë dhe dy vazhdimeve nga 15 minuta secila, rezultati ishte i barabartë 1-1.

Në momentet vendimtare, gjatë ekzekutimit të penalltive, futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe saktësi më të madhe, duke arritur të triumfojnë.

Mitrovica kaloi e para në avantazh me golin e shënuar nga Marigona Tahiri në minutën e 29-të, ndërsa barazimi u realizua në minutën e 62-të nga Gjenifer Pjetri.

Gjatë lojës, Mitrovica mbeti me një lojtare më pak pasi një prej futbollisteve u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithëse Mitrovica ishte kampione e sezonit, duke fituar titullin e kampionit pas një fitoreje 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen vendimtare, në këtë finale të Kupës, Dukagjini mori revanshin e merituar duke fituar trofeun. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika