KFOR dhe ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi

Më 26 shtator, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë realizuan një patrullë të sinkronizuar në kufirin e Kosovës me Serbinë, pranë Podujevës.

Gjatë së enjtes misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë kryen një patrullë të sinkronizuar në dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë, pranë komunës së Podujevës.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur sigurinë afatgjatë në të gjithë Kosovën dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal, siç theksohet në njoftimin e KFOR-it.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim e KFOR-it.

Nga ana tjetër, Ministria serbe e Mbrojtjes informoi se patrullimi u realizua në zonën e Shushnjakut, afër Kurshumlisë, e cila është përgjegjësi e bazës ushtarake serbe.

“Janë ndarë informacione për situatën në terren dhe janë mbledhur të dhëna të rëndësishme për zbatimin e detyrave në të ardhmen”, u tha në njoftimin e ministrisë serbe më 26 shtator, transmeton REL-i.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika