KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës dhe FSK-ja me stërvitje të përbashkët kundër trazirave

Misioni KFOR-it, misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe Policia e Kosovës të premten zhvilluan ushtrimin “Shpata e Artë 2025” në kampin ushtarak të Vrellës.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutash, e përshkroi ushtrimin si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit midis kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës – duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal, njofton Dukagjini.

Në njoftimin e KFOR-it, bëhet e ditur se edhe Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e kësaj stërvitjeje, duke kryer operacione të trajtimit dhe asgjësimit të municioneve shpërthyese (EOD) dhe materialeve të rrezikshme (HAZMAT) në përputhje me mandatin e saj.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika