KFOR-i: I dhamë autorizim FSK-së të veprojë në Ujman, me kërkesa specifike

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është autorizuar nga KFOR-i për të marrë pjesë në operacionin e kërkimit të trupit të një mërgimtari, i cili dyshohet se u hodh të dielën në Liqenin e Ujmanit. Ky autorizim është dhënë me kushte dhe kërkesa specifike nga ana e KFOR-it

Të martën, më 29 korrik, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendosë ekipe kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky autorizim u dha me qëllim që të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e një 33-vjeçari që dyshohet  se u hodh të dielën në Ujman.

“Autorizimi u dha në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një burrë 33-vjeçar që raportohet se ka hyrë në liqen disa ditë më parë. Ai është i kushtëzuar nga kërkesat specifike dhe i vendosur nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të ofrojë siguri gjatë gjithë operacionit”, thuhet në njoftim.

KFOR-i gjithashtu ka marrë përsipër sigurinë gjatë gjithë operacionit.

Përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së bazohet në mandatin e kësaj force, i cili përfshin mbështetjen e komuniteteve lokale në rast fatkeqësish natyrore dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Në të njëjtën kohë, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), duke siguruar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës në mënyrë të paanshme.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika