KFOR-i me stërvitje treditore në disa komuna

KFOR-i ka bërë të ditur se do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në tetë komuna të Kosovës nga 4 deri më 06 korrik 2023

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të kryejë stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore, nga 4 deri më 6 korrik 2023.

KFOR-i ka bërë të ditur se stërvitjet do të kryhen nga kontingjenti shumëkombësh RC-W, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

Sipas njoftimit, ushtarët dhe automjetet do të vendosen në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik.

Ndërsa, aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me mjete tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore ditën dhe natën, si dhe fluturime me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në njoftim.

Tutje, KFOR-i ka theksuar se është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një siguri dhe mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika