Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një përgjigje për Dukagjinin lidhur me incidentin në veri ku është raportuar se ka hy në Kosovë xhandarmeria serbe duke plagosur një qytetar dhe duke e rrëmbyer atë ka thënë se situata e sigurisë në zonë është e qetë.
“Jemi në dijeni të këtyre raportimeve. Situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare (ABL) është e qetë”.
”Policia e Kosovës ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë në këtë drejtim me disa entitete, përfshirë KFOR-in. KP ka koordinuar aktivitetet e saj në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in. Për çdo koment shtesë, ju referojmë Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Zyrës për Informim Publik të KFOR-it.