KFOR: S’ka siguri, prandaj refuzuam kërkesën për helikopterin

Barrikadat e vendosura nga serbët lokal i kanë bërë dy javë që po qëndrojnë në vendin e njëjtë. Misioni i KFOR-it ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se për shkak të mungesës së sigurisë është refuzuar kërkesa e Kosovës që përmes një helikopteri, i arrestuari Dejan Pantiq të transferohej nga Jarinja për në Prishtinë

ilustrimi

Helikopterë të KFOR-it sikur ky tash e dy javë monitorojnë rregullisht situatën në veri e barrikaduar nga serbët.

Një helikopter të ngjashëm e kishte siguruar edhe Policia e Kosovës përmes së cilit synohej që serbi i arrestuar për sulm terrorist, Dejan Pantiq, të transferohej nga stacioni policor i Jarinjes për në Prishtinë.

Por, KFOR-i ka konfirmuar për RTV Dukagjini se kërkesa për përdorimin e këtij helikopteri është refuzuar për shkak të mungesës së sigurisë.

“Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Çdo kërkesë e refuzuar ishte për shkak se, si në situatën aktuale, nuk kishte kushte të nevojshme të sigurisë”, thuhet në përgjigjien e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha të enjten se për këtë çështje po presin një përgjigje definitive nga KFOR-i.

Televizioni ka pyetur Policinë dhe MPB-në nëse kanë gjetur ndonjë mënyrë tjetër për transferimin e Pantiqit, por nuk ka marrë përgjigje.

Në ndërkohë situata në veri të vendit gjatë ditës së shtunë ka qenë e qetë.

Ani pse janë bërë dy javë që rruga që të çon në pikën kufitare në Jarinjë është e bllokuar nga barrikadat, ato nuk janë larguar akoma.

Aty, pos nga ajri situata po monitorohet edhe nga toka përmes trupave të KFOR-it.

Por brenda Mitrovicës së Veriut, në Lagjen e Boshnjakëve të banuar me shumicë shqiptare, patrullon Policia e Kosovës.

Për qytetarët e kësaj lagjeje është e rëndësishme që dikush të kujdeset për ta.

“Pa marrë parasysh cili nacionalitet na mbron na e përkrahim, por sidomos kur është policia jonë është normale edhe e tyne me kanë”, ka thënë banori, Ali Jusufi.

Barrikadat janë vlerësuar të paligjshëm edhe nga ndërkombëtarët, të cilët bëjnë thirrje që serbët ashtu siç i kanë vendosur, t’i largojnë ato.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika