Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nuk ka arritur të zgjedhë kryesuesin e ri as pas dy raundeve të votimit, ku dy kandidatët kanë dalë me vota barabartë.
Në raundin e parë të votimit, Rrustem Thaqi dhe Besnik Bislimaj kanë marrë nga 5 vota secili, ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme. Meqë asnjëri kandidat nuk ka siguruar shumicën e nevojshme, procesi ka vazhduar me raundin e dytë.
Edhe në raundin e dytë të votimit rezultati ka mbetur i njëjtë, me 5 vota për Rrustem Thaqin, 5 vota për Besnik Bislimajn dhe një votë të pavlefshme.
Për shkak të këtij barazimi të përsëritur, konkursi për zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së do të rishpallet.
KGJK nis procesin për zgjedhjen e kryesuesit të ri, dy kandidatët prezantojnë vizionet