Kica – Xhelili: Distancohem nga Pacolli, nëse ka menduar për disiplinim të mediave

Doarsa Kica- Xhelili dhe Fitore Pacolli

Deputetja e pozitës, e cila është pjesë e Listës “Guxo”, ka thënë se gjuha e përdorur nga kolegia e saj, Fitore Pacolli, e cila i kishte kërkuar Qeverisë së Kosovës, t’i kontrollonte mediat, nuk ka qenë gjuha e duhur.

Kica – Xhelili, ka thënë se nëse deputetja Pacolli ka menduar që t’i disiplinojë mediat, ajo automatikisht distancohet nga ajo.

“Në kuptim të interpretimin që deputetja ka mendu diciplinimin e mediave, unë distancohem automatikisht, nëse interpretohet ashtu”, ka deklaruar ajo në emisionin Debat Plus.

Tutje, ajo ka bërë të ditur, se deputetja Pacolli i kishte thënë asaj, se vetëm e ka cituar rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila sipas saj flet për transparencën e pronësisë mediale.

Por sipas saj, nuk është justifikim të thuash diçka dhe të dalësh më pas të thuash se “kam menduar diçka tjetër”.

“Në rastin konkret, rezoluta thotë që shtetet duhet të kenë vëmendje më shumë për pronësinë mediale për shkak të investimeve, për burimet e dyshimta. Ajo që deputetja ka dashur të thotë është ricitimi i kësaj rezolute, unë pajtohem që nuk e ka bërë në mënyrën e duhur”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Kica – Xhelili, ka thënë se nuk është në rregull që deputetja Pacolli të “dehumanizohet” dhe të mos lejohet ta arsyetojë atë që ka thënë.

Doarsa Kica Xhelili, Lista Guxo

Ajo ka bërë të ditur, se deputetja Pacolli, i ka “sqaruar”, se qëllimi i saj ka qenë të flasë për pronësinë mediale, dhe jo për kontrollim të mediave.

“Në sqarimin që ma dha mua, ka të bëjë për një rivlerësim për transparencën e pronësisë mediale, kur flasim për pronësinë mediale, nuk flasim vetëm për pronësi televizive, por edhe të shkruara, shpesh nuk e dimë se kush qëndron prapa tyre”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj, e ka cilësuar si shqetësues faktin që deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk i dinë konceptet bazike për mediat.

Po ashtu, Mushkolaj, ka thënën se gjuha e përdorur nga Pacolli, nuk dallon nga gjuha e përdorur në të kaluarën nga pushtetet tjera, sic është ai i PDK-së. Ai e ka rikujtuar momentin kur deputeti Nait Hasani, kishte kërkuar që mediat të disiplinoheshin.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika