Kim bën thirrje për rritje të prodhimit të “materialit bërthamor”

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje shtetit të tij që të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve” dhe të ndërtojë më shumë armë të fuqishme

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje shtetit të tij që të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve” dhe të ndërtojë më shumë armë të fuqishme, ka raportuar media shtetërore të martën.

Kërcënimi i fundit i Kimit dhe zotimet për të zgjeruar prodhimin e raketave bërthamore, janë bërë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë dërguar në Korenë Jugore një grup të luftanijeve.

Kim ka marrë në pyetje zyrtarët nga Instituti shtetëror për armë bërthamore dhe ka thënë se Koreja Veriore duhet të përgatitet për të përdorur armët “në çdo vend dhe në çdo kohë”.

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve që të zgjerojnë “prodhimin e materialeve bërthamore të shkallës së armëve” të cilat, sipas tij, janë të nevojshme për rritje “eksponenciale” të arsenalit shtetëror.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta zyrtare, Rodong Sinmun, Kim është parë i rrethuar nga zyrtarët në uniformë, të cilët kanë inspektuar ato që supozohen të jenë koka bërthamore taktike, të identifikuara si “Hwasan-31” – që nënkupton vullkan në gjuhën koreane.

Këto koka mund të vendosen në disa lloje të raketave.

Vitin e kaluar, Koreja Veriore e ka shpallur veten fuqi bërthamore “të pakthyeshme” dhe Kim ka thënë së fundi se ka kërkuar rritje të prodhimit të armëve bërthamore, përfshirë raketave.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika