Kina i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ulin menjëherë tensionet

Ministria e Jashtme e Kinës u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndërmarrin menjëherë hapa për uljen e tensioneve, teksa përplasjet mes dy vendeve po vazhdojnë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa të menjëhershme për të qetësuar situatën, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të krijuar kushte për rikthimin në rrugën e dialogut dhe negociatave,” tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun.

Ai theksoi se Kina është e shqetësuar për situatën e krijuar dhe u bën apel vendeve të përfshira që të veprojnë me përmbajtje.

Këto komente vijnë një ditë pasi një tjetër zëdhënës i Ministrisë deklaroi se Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në procesin e deeskalimit dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit./BBC

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika