Kjo javë pritet të jetë me diell dhe temperatura maksimale kryesisht deri në 17 gradë Celsius me riga shiu të pakta.
Instituti i Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se të hënën do të jetë kryesisht i vranët me intervale dielli me temperaturë minimale deri në minus 4 gradë dhe maksimale 17 gradë.
Të martën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara me temperaturë minimale minus 1 gradë dhe maksimale 17 gradë.
Edhe të mërkurën moti do të jetë i vranët me intervale dielli me temperaturë minimale 0 gradë dhe maksimale 17 gradë.
Ndërsa të enjten vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu me temperaturë maksimale deri në 15 gradë.
Të premten parashihet mot me intervale dielli dhe temperaturë maksimale 17 gradë.