Klinaku për listën e ish-ushtarëve të Bicit: Do ishte mirë të publikohej

Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka cilësuar deklaratën e Bicit si "përshtatje e pushtetit"

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar që të publikohet lista e 250 personave që këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici pretendon që kanë qenë pjesmarrës në batalionin e tij.

Pas deklaratës së Bicit në të cilën thuhej se komisioni kishte rritur numrin deri në 600, Klinaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook  duke thënë se për këtë pasaktësi të numrit të ushtarëve në batalionin në të cilin ishte edhe vet pjesë, ai i kishte reaguar edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin me veteranët.

“Nga pozita që e kam unë, dhe duke pasur parasysh që si OVL UÇK kemi kërkuar hetim nga prokuroria dhe prandaj ka proces gjyqësor që duhet të përfundojë, nuk dua të merrem por do të ishte mirë të publikohet ajo listë prej atyre 250 vetave, e të shihen se cilët nga ata qindra ushtarët do të mbeten jashtë saj, por edhe për këtë mendoj se duhet të merret prokuroria”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Postimi i Faton Klinakut në Facebook

Ndër të tjera, Klinaku ka shkruar se lidhur me propozimin që pritet të dërgohet nga ana e Kurtit, ai ia ka bërë të qartë se duhej të ishte në përputhje me rikthimin e pikës 3.1 në nenin 16 A, nen i ndryshuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Pas protestës të së enjtes e cila u zhvillua paralelisht me seancën e Kuvendit të Kosovës, ishte zhvilluar një takim më shumë se 2 orësh mes Kurtit dhe përfaqësuesve të veteranëve, takim ky që nuk arriti rezultate të dëshiruara për veteranët.

Në një konferencë për media pas takimit me Kurtin, Klinaku kishte thënë se Kurti ka ofruar të propozojë diçka me shkrim, afatin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.

S’ka marrëveshje, veteranët presin propozimin e Kurtit

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika