Klinaku: UMNIK-u, EULEX-i dhe Specialja kishin mandat t’i gjykonin krimet e luftës, por gjykuan vetëm shqiptarët

Faton KIinaku nga OVL-UÇK, ishte i pranishëm në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundrejt vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ai ka thënë se në vend që të gjykoheshin krimet e kryera në Kosovë, u gjykuan shqiptarët

Faton Klinaku nga OVL “UÇK” ka thënë se ndonëse EULEX kishte mandatin për t’i gjykuar krimet e luftës, ai gjykoi vetëm shqiptarët.

I pranishëm në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD), gjersa brohoriti tri herë “UÇK”, Klinaku ka thënë se një gjë të tillë po e bën edhe Specialja.

“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, edhe pse Kosova është shtet i pavarur, populli është përballur dhe vazhdon të përballet me shumë sfida në drejtësi. UNMIK-u kishte mandatin të gjykonte krimet e luftës të kryera në Kosovë, por gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX kishte mandat të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Klinaku ka thënë se të njëjtit gjykuan vetë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë, deri në pikën ku e kishte cilësuar si “organizatë kriminale”. Ai theksoi se organizatat kishin kërkuar vazhdimisht që me krimet e luftës të merren gjykatat vendore.

“Për shkak të padrejtësive që bëheshin, Organizatat e dalura nga Lufta kanë qenë kundër themelimit të kësaj gjykate për çka kemi mbajtur edhe protestë para Kuvendit të Kosovës, dhe vazhdimisht kemi kërkuar që me krimet e luftës të merren gjykatat vendore për arsye se ndërkombëtaret e kishin dhe e kanë target vetëm UÇK-në dhe jo krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale.

Pjesë e protestës ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës siç janë Ganimete Musliu, Hisen Berisha nga radhët e PDK-së dhe Ariana Musliu-Shoshi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika