Klopp pranon se Liverpool ka nevojë për një mesfushor

Trajneri i Liverpolit Jurgen Klopp ka pranuar se ka gabuar në lidhje me mosnënshkrimin e një mësfushori më herët në merkaton e verës

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka pranuar se bëri një gabim duke mos nënshkruar me përforcime në mesfushë më herët në afatin kalimtar.

Klopp la të kuptohet gjithashtu se ai mund të konsiderojë nënshkrimin e një mesfushori të ri dhe lojtari i duhur do të zgjidhet sipas nevojës së ekipit.

Duke folur me gazetarët përpara ndeshjes së tyre kundër Bournemouth, Klopp ka thënë “Unë e di që e kemi pasur këtë diskutim që kur filloi gjithçka dhe unë jam ai që tha se nuk kemi nevojë për një mesfushor dhe e kam gabuar. Kjo është gjendja.

“Por pika specifike nuk ndryshon, ne do të bëjmë diçka, por duhet të jetë e duhura”, ka shtuar Klopp, shkruan Goal.

Liverpool ka pasur një fillim të dobët të fushatës së tyre në Premier League pasi ata ende nuk kanë fituar një ndeshje. Pas tri ndeshjeve të para, Reds kanë marrë vetëm dy pikë dhe aktualisht janë në pjesën e fundit të kampionatit.

Ekipi vuan nga lëndime të shumta pasi mesfushorët e rëndësishëm, duke përfshirë Thiago dhe Naby Keita janë aktualisht jashtë fushës për shkak të goditjeve.

Reds do të kërkojnë dhe presin të kthehen në rrugët e fitoreve këtë fundjavë, kur ata do të argëtojnë Bournemouth në Anfield.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika