Koalicioni I udhëhequr nga SHBA, kapin Liderin e Shtetit Islamik në Siri

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA arrestuan të enjten një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik gjatë një operacioni në Siri, të enjten e 16 qershorit

ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA kreu më herët një operacion uljeje me helikopter në mëngjes në një pjesë të Sirisë veriore të mbajtur nga rebelët e mbështetur nga Turqia, tha një zëdhënës i grupit rebel për Reuters, në atë që ai tha se ishte sulmi i parë i këtij lloji në zonë, raporton USNews.

Koalicioni ka kryer bastisje dhe sulme duke synuar anëtarët e grupit xhihadist, i cili ka kryer sulme kryengritëse që nga humbja e tij në fushën e betejës tre vjet më parë.

“Individi i kapur është një prodhues me përvojë i bombave artizanale, i cili u bë një nga udhëheqësit më të lartë të degës siriane të Daesh-it(i referohet, shtetit islamik),”shkruhej në raportin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton grupin xhihadist në Siri dhe Irak, të cilët përdorin një emër tjetër për shteti islamik.

Majori Youssef Hamoud, një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) të mbështetur nga Turqia, tha se helikopterët Chinook dhe Black Haëk të prodhuara nga SHBA ishin të përfshirë, por se rrethanat e sakta ishin të paqarta në atë kohë.

“Ky është operacioni i parë i uljes së helikopterit [të SHBA-së) që ndodh” në zonat nën kontrollin e SNA, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika