Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ato që ai i quan sulme dhe linçime të vazhdueshme nga përkrahës, por edhe anëtarë e zyrëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Haradinaj tha se është i vetëdijshëm për reagimet që shkakton sa herë përmend emrat e Kurtit dhe Mihalit, duke shtuar se pas kësaj aktivizohet, siç u shpreh ai, një “ushtri” komentuesish që sulmojnë dhe linçojnë.
“Sipas meje Kurti e Dejona janë shefat e këtyre. Edhe unë e di sa i përmendi Kurtin e Dejonën, e di që këta djegën edhe dalin me ato komentet e veta, i qesin ato linçimet e ushtrinë e vet. Por, për besë këtu më kanë dhe ashtu iu koftë krejt çka thonë për mu… unë nuk kërcënoj shqiptar se kam luftuar për të jetuar i lirë shqiptari.
Që ka thënë presidenti Rugova dhe e kam mbajt ne mend një fjalë të tij, ‘ma heq kokën, por bindjen s’ma ndërron’. E unë po iu them disa herë këtyre njerëzve ‘kokën ma heq, por bindjen s’ma ndërron’. As s’ka mund Milloshi, as dreqi as askush. Këta bëjnë thashetheme, ia u takua me atë. O jam takuar edhe me Millosheviqin në Hagë edhe me Sheshelin, po jam Ramush Haradinaj, kam luftuar, ua kam kallëzuar vendet atyre. Takona me armiq nëse e di që i ndihmoj vendit tim”, ka thënë Haradinaj.
