Kolegji Zgjedhor rrëzoi pasditen e së enjtes ankimin e PD-ASHM për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
Pas këtij vendimi, hapet rruga për presidentin Begaj që të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re. Vendimi i mor me shumicë votash nga Kolegji Zgjedhor.
Shqyrtimi i ankimi të PD-ASHM nisi mëngjesin e kësaj të enjteje nga trupa e anëtarëve e 5 anëtarëve të Kolegjit me Lutfije Celamin relatore.
Përgjatë seancës, PD kërkoi rrëzimin e vendimit të Kolegjit, duke risjellë edhe një herë pretendimet e saj për parregullsitë dhe problematikat gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë përfaqësuesit e PS dhe KQZ, kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Rregullator për të krijuar më pas mundësinë që Presidenti Begaj të dekretojë datën e mbledhjes së Parlamentit të ri.