Kolumbia nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin e bosit të drogës serb

Shtëpia e Bardhë ka shtuar presionin ndaj Kolumbinsë dhe Venezuelës lidhur me çështjen e trafikantit serb, Antun Mrdeza, pas një raporti të inteligjencës amerikane që zbulon lidhjet e tij me një lider të armatosur kolumbian.

Sipas dokumentit, Giovanny Andrés Rojas, i njohur si “Araña”, kreu i grupit “Border Commandos” dhe aktualisht i burgosur në La Picota në Bogota, ka bashkëpunuar me Mrdezën për trafik droge në rajonin e Putumayos, në Amazonë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar dorëzimin e të dy personave, ndërsa çështja ka ndikuar në marrëdhëniet mes tre vendeve.

Një takim i pritshëm mes presidentit kolumbian Gustavo Petro dhe zyrtares së lartë venezueliane Delcy Rodríguez pritet të përfshijë diskutime për transferimin e Mrdezës në Kolumbi, me qëllim që më pas të ekstradohet në SHBA.

Mrdeza, i njohur edhe si “Nikola Boros”, konsiderohet pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Ri i Trafikut të Drogës”, që sipas autoriteteve kolumbiane organizon dërgesa masive kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Ai ka çështje të hapura në shtatë shtete ndërsa në maj të 2023, ai u arratis nga aeroporti i Rionegros pranë Medellinit, duke u larguar me makinë drejt Calit, ku dyshohet se u takua me bashkëpunëtorë për financat dhe pastrimin e parave.

Më pas udhëtoi drejt Putumayos dhe Guayaquilit në Ekuador, ku i mbijetoi një atentati.

Sipas raportit, në Putumayo ai u takua me “Araña”-n dhe u dakorduan për trafik droge, takimet u dokumentuan nga agjentë të DEA-s, duke çuar në një alarm të Interpolit ndaj Rojasit.

Më 22 maj 2025, autoritetet e Venezuelës njoftuan arrestimin e Mrdezës.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, deklaroi se ai ishte ndaluar gjatë një operacioni kundër personave të lidhur me opozitën, përfshirë mbështetës të lideres María Corina Machado.

Ndërkohë, Rojas u arrestua në shkurt 2025 në një hotel në Bogota, gjatë një takimi me përfaqësues të qeverisë, me kërkesë të SHBA-së. Edhe pse ai kishte status negociatori paqeje me grupin e tij të armatosur – çka pezullonte urdhër-arrestet – autoritetet ndërhynë dhe e ndaluan. Ai mbahet në burgun La Picota në pritje të vendimit për ekstradim, që kërkon firmën e presidentit Petro.

Qeveria kolumbiane ka shtyrë vendimin për gati një vit, duke argumentuar se ekstradimi mund të dëmtojë procesin e paqes me grupin disident “Coordinadora Nacional Ejército Bolivariano”.

Në vend të kësaj, Kolumbia ekstradoi një tjetër të kërkuar, Andrés Felipe Marín, i njohur si “Pipe Tuluá”, në SHBA në ditën e takimit mes Petros dhe Trumpit.

Presidenti Petro i ka dhënë ultimatum “Araña”-s për të çrrënjosur 15 mijë hektarë me kokainë në Putumayo, por deri tani çështja e ekstradimit mbetet pezull.

Rasti është kthyer në një pikë presioni ndërkombëtar, ndërsa vendimi përfundimtar pritet mes llogaritjeve politike të brendshme dhe kërkesave të administratës amerikane.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika