Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare në Amerikë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Jashari gjatë qëndrimit në SHBA mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lart bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetërorë për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Dukagjini.

“Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare KOMFSK vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve për këtë shtet. Gjatë kësaj vizite, Jashari u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve. Në fund të vizitës, Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika