Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, të premten ka mbledhur në një takim përfaqësues diplomatikë në vend në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik nga KFOR-i, thuhet se Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së dhe Zëvendëskreun e Misionit të Turqisë, njofton Dukagjini.
“Dje, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Shefin e Misionit të Francës dhe të Ngarkuarin me Punë, zëvendës shefin e Ambasadës së SHBA-së nga Grupi QUINT, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Zëvendës Shefin e Misionit të Turqisë në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtina”.
Siç thuhet në njoftim, ky takimi i ka dhënë Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon.
“Takimi i dha Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutaş përgëzoi kontributet e gjata të të gjitha kombeve në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.