Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka nisur vizitën e tij të dytë në Beograd gjatë mandatit të tij të dytë, duke falënderuar autoritetet serbe dhe gjeneralin Mojsiloviq për pritjen, me të cilin ka zhvilluar një bashkëpunim të hapur dhe si thuhet, frytdhënës.

Zyra për informim e KFOR-it, theksoi se komunikimi i rregullt midis këtij misioni dhe Forcave të Armatosura të Serbisë është jetik për adresimin e zhvillimeve relevante dhe parandalimin e përshkallëzimeve.

KFOR-i, bënë të ditur se për mbi 25 vjet, ka siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë sipas mandatit të OKB-së, duke koordinuar me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Aktivitetet përfshijnë patrullime, angazhim me komunitetet lokale, mbrojtjen e manastireve, pastrimin e zonave të minuara dhe shkatërrimin e municioneve të paplasura.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe krijimin e kushteve për dialog politik midis Beogradit dhe Prishtinës, duke kontribuar për siguri dhe stabilitet rajonal.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika