Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s drejt Beogradit, takon Vuçiqin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch, të martën pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd

Barrikadat në Veri

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch, të martën e 20 dhjetorit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim vjen në vazhdën e bllokimit të veriut të Kosovës me barrikada nga ana e grupeve kriminale serb.

Takimi është caktuar për në orën 10:00 në ndërtesën e sekretariatit të presidencës serbe, shkruan Tanjug.

Munsch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Ndryshe, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, ka hyrë në ditën e 11.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të dielën, një grup i protestuesve ekstremistë serbë kanë thyer kordonin e parë të Policisë serb, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili ishte vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Në kufi me Serbinë, kishin dalë njësitë e KFOR-it, të cilët i kishin shtuar forcat për ta parandaluar një eskalim të mundshëm të gjendjes.

Por, protestuesit anës tjetër të kufirit, u dorëzuan dhe u shpërndan pa ndonjë incident të madh.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika