Komisioni miraton përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin 2026

Komisioni për Buxhet ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i miratuar nga Kuvendi Komunal të përfshihet në buxhetin e vitit 2026.

Vendimi u mor me 10 vota “për”, pa asnjë kundër apo abstenim.

Në mbledhjen e Komisionit, ku po shqyrtohet projektligji i buxhetit të këtij viti para leximit të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur vetëm Komuna e Prishtinës dhe Shtimes.

Ai theksoi se rekomandimi i Ministrisë është që të përfshihen si amandamente tabelat buxhetore të dorëzuara nga këto dy komuna.

“Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të përfshihen si pjesë e tabelave të buxhetit të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse edhe ditën e djeshme pra e kam marrë buxhetin nga komuna e Prishtinës, pra për dallim nga asaj çfarë thuhej në vazhdimësi nga kryetari i komunës që e ka dërguar buxhetin, në fakt procedurat tek ditën e djeshme janë përmbyllur dhe janë dorëzuar të gjitha tabelat ashtu siç edhe kërkohet. Pra tash e kemi edhe komunën e Prishtinës edhe komunën e Shtimes të cilat i kanë përmbushur të gjitha kërkesat sa i përket përfshirjes në pjesën tabelare të buxhetit”, ka deklaruar ai.

Murati gjithashtu njoftoi se Komuna e Zubin-Potokut nuk e ka dorëzuar buxhetin sipas kërkesave, prandaj nuk mund të përfshihet në buxhetin e vitit 2026.

“Por sa i përket Prishtinës, komunës së Prishtinës dhe komunës së Shtimes, këto komuna tashmë kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe janë të gatshme që të përfshihen. Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave do të ishte që komisioni pra të propozojë si amandament tek pjesa tabelare pra përditësimin e tabelave të këtyre dy komunave ashtu siç janë miratuar në kuvendet komunale dhe janë dorëzuar tek Ministria e Financave”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika