Komisioni për Legjislacion ka miratuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilat synojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit.
Pas një debati mes anëtarëve të komisionit, amendamentet që parashohin zgjedhjen e presidentit të Kosovës përmes votës së popullit u votuan me 6 vota për dhe 2 kundër.