Komisioni për Legjislacion voton projektbuxhetit për 2026-ën

Me 6 vota “për”, 3 kundër dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka votuar projektbuxhetin e vitit 2026.

Debat nxiti edhe kërkesa e PDK-së, e paraqitur nga Blerta Deliu në lidhje me kërkesën e 90 mijë shërbyesve civilë, por nuk mori votat e mjaftueshme në komision.

“Sindikata e pavarur e administratës së Kosovës ka pasë kërkesë për 90 mijë shërbyes të administratës për çështjen e koeficientit. Ka qenë kërkesë legjitime, sepse ekziston nëj aktgjykim i gjykatës Kushtetuese të dy viteve paraprake që nuk iu njihet çështja e koeficientet. Bashkë me Grudën e kemi pa mundësinë përmes amendamentit të komisionit në mënyrë që t’iu drejtohemi dhe ta kemi amendament për të trajtuar kërkesën që është e deponuar nga kryesindikalisti e që është kërkesë e drejtë sepse flet për kushtetutshmërinë dhe ky komisione ka për detyrë ta trajtojë”, tha ajo.

Këtu pati një ndërhyrje ironike nga shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Buxheti shkojë, i vdiq nana buxhetit Blertë”, ndërhyu Tahiri./EO

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika