Komisioni për persona të zhdukur angazhohet për identifikimin edhe të tri viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi

Komisioni Qeveritar i Kosovës prezantoi punën në procesin e "riinventarizimit" të rasteve të mbetjeve mortore, duke përfshirë identifikime të reja nga laboratorët ndërkombëtarë

Antropologu mjekoligjor, dr. Valon Hyseni dhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, morën pjesë në takimin e ‘Grupit Rajonal për zgjidhjen e rasteve NN (mbetjet mortore të paidentifikuara)’.

Diskutimi përfshiu mundësinë e nominimit të “rasteve me interes të përbashkët” dhe shkëmbimin e përvojave në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Komisioni Qeveritar i Kosovës prezantoi punën në procesin e “riinventarizimit” të rasteve të mbetjeve mortore, duke përfshirë identifikime të reja nga laboratorët ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për mbetjet mortore të të paktën tre personave të luftërave në ish-Jugosllavi.

Sipas njoftimit, këto mbetje mortore mund të jenë si të paidentifikuara në morgjet e shteteve të tjera të rajonit.

May be an image of 7 people and text

“Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, gjatë takimit, ndër të tjera kanë prezantuar punën që është duke u bërë në procesin e ‘ri-inventarizimit, përkatësisht rishqyrtimit të hollësishëm të të gjitha rasteve të mbetjeve mortore që vazhdojnë të jenë si të paidentifikuara në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore’,  proces ky i filluar në Nëntor të viti 2021. Duke vë theksin në rezultatet e arritura përfshirë edhe 16 identifikimet ( 11 identifikime të reja dhe 5 raste për konfirmim identiteti) nga procesi i ri-inventarizimit apo nga mostrat që ishin në proces të testimit në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Po ashtu gjatë takimit janë diskutuar edhe rastet e të paktën tre personave,  viktima të luftërave tjera në ish Jugosllavi, mbetjet mortore (eshtrat) e të cilëve mund të jenë si të paidentifikuara në morgjet e shteteve tjera të rajonit. Rrjedhimisht në ditët në vijim do të intensifikohet bashkëpunimi me familjet e këtyre viktimave dhe shoqatat familjare edhe në mundësinë e mbledhjes së mostrave referuese biologjike (mostrave të gjakut) sipas rekomandimeve nga ana e ekspertëve dhe vlerësimeve paraprake nga Komisioni”, thuhet në njoftim.

Në takimin e bashkëkryesuar nga përfaqësuesit e ICMP-së dhe përfaqësuesit e Institutit të Bosnjë e Hercegovinës për Personat e Zhdukur, pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Personat e Zhdukur, të Drejtorisë për Personat e Zhdukur të Luftës Atdhetare të Republikës së Kroacisë, të Komisionit Qeveritar të Malit të Zi për Persona të Zhdukur dhe të Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika