Komisioni për Punë të Jashtme në takim me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i drejtuar nga kryetari Haki Abazi, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga Harriet Baldwin

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në takim me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga Harriet Baldwin

Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe parlamenteve respektive, poashtu mbështetjen e mëtejme të Kosovës si në zhvillim të brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Haki Abazi, kryetar i Komisionit, pasi vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat, shtoi se kjo mbështetje ka nevojë të vazhdojë si në zgjerimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, ashtu edhe në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Abazi ka potencuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm si në arsim, energjetikë, tregti dhe sektore të tjera.

“Kosova çdo herë do të jetë shtet mik i Mbretërisë së Bashkuar dhe në këtë kontekst ne do t’i ruajmë marrëdhëniet tona”, është shprehur kryetari i Komisionit, Haki Abazi.

Poashtu, zëvendëskryetari Xhavit Haliti dhe anëtarët, Time Kadriaj e Fitore Pacolli Dalipi, kanë argumentuar nevojën për të intensifikuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve në fusha specifike, e sidomos në konsolidimin e mëtejmë të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe të përshpejtimit të perspektivës euro-atlantike të saj.

Kryesuesja e delegacionit të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Harriet Baldwin, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit mysafir, vlerësuan lart radhitjen e Kosovës në krah të demokracive perëndimore në rastin e agresionit rus në Ukrainë, duke vënë theksion te nevoja për të qëndruar të bashkuar, në mënyrë që, siç u tha, lufta e Putinit të jetë e pasuksesshme dhe misioni i tij për të marrë territore të dështojë.

Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar theksuan se vazhdojnë të ndjekin me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se shteti i tyre ishte dhe vazhdon të jetë në mbështetje të saj.

“Pavarësisht nëse jemi në pozitë apo në opozitë, mbështetja jonë për Kosovën asnjëherë nuk do të vihet në pikëpyetje”, u tha në takim.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të shfrytëzojnë hapësirat për të thelluar më tej raportet midis dy vendeve dhe të parlamenteve që përfaqësojnë.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika