Komiteti i Medias së UEFA-s në Tiranë, Presidenti Duka: Ndihemi të nderuar

Federata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së UEFA-s. Një mbledhje e organizuar si asnjëherë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e kryetarit të këtij Komiteti, Armand Duka.

Ky komision përbëhet nga përfaqësues të federatave evropiane dhe zyrtarë të UEFA-s.

Përpara se të deklaronte të hapura punimet e mbledhjes, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit në këtë seancë.

Presidenti Duka u shpreh se ndihet i nderuar që Federata mirëpret në Tiranë një mbledhje të Komitetit të Medias, ndërsa nënvizoi edhe zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

“Anëtarë të nderuar të Komitetit të Mediave të UEFA-s dhe kolegë të dashur!

Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Jam vërtet i nderuar që po e mirëpres Komitetin e Medias të UEFA-s këtu për herë të parë dhe për mbledhjen time të dytë si Kryetar. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në Shqipëri, një vend ku futbolli është më shumë se një sport – është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s.

Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës.

Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës.

Edhe një herë tjetër, në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, mire se erdhët në Tiranë dhe le të zhvillojmë një mbledhje të shkëlqyer”.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika