Kryesuesi i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka pritur në takim në Sarajevë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn dhe diplomatin Mentor Tahiri.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës, gjatë bisedës u trajtuan tema me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, njofton Dukagjini.
“Takimi konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet dy vendeve tona, në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Kujtojmë se ky takim i ambasadorit Berishaj vjen pas operacionit humanitar dhe logjistik për riatdhesimin e shtetasve boshnjakë nga Riadi nëpërmjet Prishtinës që u mundësua nga Republika e Kosovës.
Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë