Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet komunale janë në terren dhe të gatshme për të ndërhyrë sipas nevojës, pas vështirësive në qarkullim të shkaktuara nga reshjet e borës dhe ngricat në disa rrugë të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit, temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun për ngrica dhe rrëshqitje të rrugëve, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, andaj qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Komuna rekomandon përdorimin e pajisjeve dimërore, ngasjen me shpejtësi të reduktuar si dhe respektimin e sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve.
Po ashtu, është bërë e ditur se ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim të garantimit të qarkullimit sa më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.