Komuna e Prizrenit e vendosur që ta përfundojë projektin e tranzitin e ri

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shprehet i vendosur që ta përfundojnë projektin e tranzitit të ri, që do të reduktojë dukshëm trafikun në qendrën e kësaj komune, pavarësisht problemeve dhe kanojses ndaj tij

Shpresat e komunës së Prizrenit për reduktim të trafikut të rënduar në qendër, tash e shumë vite vareshin nga projekti rrugor i mbetur në gjysmë, ai i tranzitit të ri.

Tentimet e komunës që të konkretizojnë këtë çështje bashkë me Ministrinë e Financave, që përfundiisht të bëhej një zgjidhje për banorët e shtëpisë së mbetur, si pengesë e fundit, nuk kaluan pa telashe.

“kemi ardh deri në hapin përfundimtar ku pronarit të shtëpisë I kemi dorëzu njoftimin mbi vlerësimin që e ka bërë Ministria e Financave të cilin ka të drejt ta kontestoj ndërmjet rrugëve juridike. E kemi njoftu që duhet ta liroj objektin. Normalisht që ne e kemi obligim ligjor që të ja sigurojmë një banim deri sa të bëhet zgjidhja”, ka thënë Totaj.

Sipas Totajt, pronari ka refuzuar bashkëpunimin dhe mjetet e ofruara, por Totaj, shprehet i bindur se projekti nuk ka kthim prapa.

Pronari i shtëpisë, pas kërcënimit që ka bërë ndaj Totajt, është arrestuar bashkë me një person tjetër janë ndaluar nga policia.

“Kryetari I Komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanosur nga një I dyshuar, I dyshuari I parë ka përcjellë mesazhin ndëjmjet të dyshuarit të dytë, djalit të ankuesit. Ankuesi është kanos nga i dyshuari pasi që ai është I pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga Komuna”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për këtë rast, Totaj, tha se ia ka lënë në duar organeve të drejtësisë.

“Organët e hetuesisë janë duke u marr me këtë rast dhe për të mos I dëmtuar dhe rrezikuar hetimet unë nuk më them më shumë për këtë rast”, ka thënë Totaj.

Pas kanosjës, është rritur siguria për kryetarin e Komunës së Prizrenit, por ky nuk ka qenë rasti i parë i ndaj tij.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika