“Komuna e Prizrenit s’ka pare as letër me ble”, “Qeveria na mori 25 milionë euro”: Abrashi e Totaj debatojnë për buxhetin

Në Debat Plus, kandidatët për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar një debat të për menaxhimin e buxhetit të komunës dhe performancën financiare të qeverisjes lokale.

Abrashi ka kritikuar menaxhimin aktual të komunës.

“Komuna e Prizrenit s’ka pare as letër me ble. Nuk ka parë as letër me ble. Dru s’po kanë shkollat mu nxe”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, e arsyetoi situatën financiare me vendimet e qeverisë qendrore.

“Sepse qeveria na i ka marrë 25 milionë euro me kontratë kolektive”, ka thënë Totaj.

“Ty nuk të ka marrë asgjë. Ta ka rrit buxhetin, e ki marrë me 45 milionë, tash e ki 75 milionë. Ki mjete. Por problemi është menaxhimi keq i atyre mjeteve”, iu kundërpërgjigj Abrashi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika