Konferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

Avokati Tomë Gashi ka komentuar konferencat e mbajtura nga presidentja e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Në emisionin FIVE, Gashi tha se nuk është e pazakonshme që liderët politikë të deklarohen publikisht pas dorëzimit të komenteve në Kushtetuese.

Sipas tij, kjo nuk përbën shkelje kushtetuese.

“Nuk është jo normale, nuk është jo kushtetuese. Në demokraci është e lejueshme që kushdo në situata të tilla, para se të vendos Kushtetuesja, të deklarojë pasi të ketë dërguar komentet”, ka theksuar Gashi.

Megjithatë, ai shtoi se konferencat e tilla mund të interpretohen si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese: “Një shtytje më e madhe, sigurisht që mund të jetë [presion] edhe për gjykatën”.

Sipas avokatit, këto dalje publike më shumë lidhen me përgatitjen e skenës politike për të ardhmen: “Unë besoj që gjithçka po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta kjo mund të konsiderohet edhe fushatë parazgjedhore”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika