Konfiskohen mbi 40 paketime me substanca narkotike, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës gjatë një operacioni të realizuar të mërkurën ka konfiskuar mbi 40 paketime me substanca narkotike që dyshohet të jenë kokainë, para dhe një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” në Prishtinë.

Në komunikatën për media të PK-së thuhet se dy të dyshuarve iu kanë konfiskuar mbi 40 paketime me substancë narkotike të dyshuar kokainë.

Policia theksoi se po ashtu gjatë kontrollimi të banesës te njëri i dyshuar kanë gjetur:

  • Një armë zjarri,
  • Një karikator
  • 15 – fishekë,
  • 2 – peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla.

“Me datë 28.04.2024, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë ka realizuar një operacion policor të koduar ‘pesëshi’ ku fillimisht në Prishtinë është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të tij, në trup i janë gjetur para të gatshme me vlerë 2790 euro, një telefon celular, ndërsa gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur 22-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë, e gatshme për shitje me peshë 83 gram.

Në vazhdën e operacionit është bërë po ashtu kontrollimi i një garazhe dhe gjatë kontrollit të saj aty ndodhej një veturë me targa vendore pronë e njërit nga të dyshuarit, ku në pjesën e brendshme të saj janë gjetur edhe 23-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë, të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë e gatshme për shitje me peshë 133 gram”, vijon njoftimi i PK-së.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika