Kongresi amerikan me rezolutë i kërkon Serbisë drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës i kërkon drejtpërdrejt Serbisë drejtësi për rastin e vrasjeve të tre vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agron dhe Mehmet. Në dokument theksohet se edhe pse autoritetet serbe e hetuan rastin, ato asnjëherë nuk i akuzuan individët që ishin pjesë e zinxhirit komandues

Varret e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqit

Para rreth një viti, Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, iu dërgua një rezolutë e rëndësishme për tri vrasje, për të cilat SHBA-ja ka një kohë që po kërkon drejtësi.

Rezoluta, që u miratua nga Kongresi të enjten, ka të bëjë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Përmes saj, kongresi po i kërkon Qeverisë së Serbisë që t’i zbuloj vrasësit.

“Qeveria e Serbisë, ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt që të jetë e mundur të zyrtarëve aktualë ose edhe ish-zyrtarëve, që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet në Rezolutën e Kongresit.

Në dokument theksohet se edhe pse autoritetet serbe e hetuan rastin, ato asnjëherë nuk i akuzuan individët që ishin pjesë e zinxhirit komandues të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këtu përmendet ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Vlajko Stojilkoviq, shefi i DepartamentitGjykata E  të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjordeviq dhe komandanti i kampit të stërvitjes operacionale, Goran Radosavljeviq i njohur si Guri.

“Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiq u premtoi disa zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të ketë drejtësi në rastet e vdekjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, asnjë individ nuk është shpallur fajtor”, thuhet në Rezolutën e Kongresit.

Madje, në dokument ky rast përmendet si mjaft i rëndësishëm për raportet mes ShBA-së dhe Serbisë.

“Progresi në zgjidhjen e këtij rasti ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në Rezolutën e Kongresit.

Se Serbia po neglizhon gjykimin e krimeve të luftës, e thonë edhe në Fondin për të Drejtën Humanitare.

“Ne, përveç vëllezërve Bytyçi poashtu edhe në krahasim me rastet e tjera apo me krimet e tjera të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës 98-99, po e shohim një amnisti në heshtje nga ana Serbia, për arsye se më shumë se 20 vjet pas luftës nuk kemi shumë persona të cilët janë proceduar dhe dënuar nga gjyqësori i Serbisë”, ka thënë Amer Alijaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në Prokuroria e Serbisë në vitin 2006 e kishte ngritur një aktakzuzë kundër dy zyrtarëve të lartë të ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq.

Megjithatë, ata ishin liruar më pas nga Gjykata e Apelit.

Shtetasit amerikanë me origjinë shqiptare, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në Serbi më 1999,  pak muaj pas luftës në Kosovë.

Ata ishin vrarë, pasi gabimisht kishin hyrë në territorin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika