Konjufca dënon atentatin ndaj Trumpit: Sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se ky është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.

Konjufca është shprehur i lumtur që Trump i ka shpëtuar këtij sulmi teksa ka theksuar se Amerika në këto momente ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.

“Sot në mëngjes u shokuam me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.

“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Tutje ai ka thënë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan “në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”.

FBI identifikon të dyshuarin për atenatin kundër Trumpit

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika