Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca,.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Konjufca përmes një video në “Facebook” ka thënë mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.

“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

“Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!”, ka theksuar ai në një videoadresim të postuar në Facebook.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika