Konjufca: Kosova me ngecje në zbatimin e ligjeve për barazi gjinore

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vlerësuar se Kosova ka ende sfida në zbatimin e legjislacioneve në fuqi për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit gjinor, ndërsa ka theksuar nevojën për marrjen e masave të rëndësishme nga institucionet e Kosovës

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në, kanë mbajtur konferencën rajonale “Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova ka progres të vogël në disa fusha e në disa edhe kthim mbrapa. Kjo, sipas tij, po ndodh për shkak të ngecjes së zbatimit të legjislacioneve në fuqi për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit gjinor.

“Më vjen mirë që Kuvendi Kosovës është nikoqir i kësaj konference të rëndësishme rajonale. Platforma të tilla të diskutimit na shërbejnë për t’i ndarë mendimet dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me rajonin. Në disa aspekte ka progres të vogël, e në disa edhe prapakthim. Kjo na vetëdijëson edhe me shumë se ishte një ëndërr e bukur e se duhet në shumë punë që të arrihet”, është shprehur ai.

“Kosova u bë pjesë e kësaj agjende dhe pastaj edhe Kuvendi e themeloi brenda vetes një trup qe merret me këto objektiva, në përmbushjen e tyre deri në vitin 2030, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm. Shpresoj që kjo konferencë të na ndihmojë ta shohim më mirë se cilat janë sfidat dhe si mund të ecim përpara. Baza e jetës sonë është barazia mes burrave dhe grave. Është një luftë e gjatë, aspak e lehtë, në të cilën nuk duhet të ketë kompromise. Tregu i punës ka qenë shumë më i ashpër në të kaluarën. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur por mbetet ende e vogël”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova ka të gjitha legjislacionet e nevojshme për barazinë gjinore dhe kundër diskriminimit, por se mungon zbatimi.

“Problemet më të mëdha që kanë të bëjnë në arritjen e barazisë mes grave dhe burrave mbesin te zbatimi”, ka deklaruar ai, raporton EO.

Ndërsa, Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, ka thënë se konferenca ka për qëllim ndarjen e nevojave dhe të praktikave rajonale.

Rexhepi ka shtuar se duke arritur barazinë gjinore, familja e gjithsecilit, por edhe zhvillimi ekonomik, ndikohen pozitivisht.

“Jemi këtu që t’i ndajmë të gjitha nevojat dhe praktikat në rajon dhe të pyesim se çka mund të bëjmë së bashku. Kemi një qëllim fisnik. Ajo që dëshirojmë të arrijmë edhe të lidhur me te drejtën sociale. Barazinë gjinore dhe shanset e njëjta për meshkujt dhe femrat. Këto qëllime janë të ndërlidhura me familjen tonë, fëmijët tonë e në fund edhe me zhvillimin ekonomik”, është shprehur ajo.

Sipas saj, ligji për barazinë gjinore ka dispozita të përfaqësojë gratë në të gjithë sektorët, dhe “kuota jonë 30% në kuvend dhe institucione është kuota më e mirë në rajon”. Ajo ka shtuar se kjo shihet edhe në zgjedhjet e vitit 2021, ku është rritur pjesëmarrja e grave.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika