Konjufca: Kryetarët e rinj do të kenë rol sipas Kushtetutës – Lista Serbe zgjodhi të dirigjohej nga Vuçiqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore, e kanë rolin e përcaktuar nga Kushtetuta e Kosovës.

Ai para mediave u shpreh se është e paligjshme nëse do të merrnin më pak kompetenca se që u takojnë.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë, mendoj që ata nuk do të kenë as më pak, as më shumë, më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese me të cilën funksionojmë, më shumë do të ishte grabitje e kompetencave. Ne jemi shtet demokratik, dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, me ligje me të cilat është pajtu shoqëria”, ka thënë ai.

Konjufca e komentoi edhe deklaratën e Jeffrey Hovenier, i cili kishte thënë se kryetarët e rinj në veri duhet të kenë rol teknik.

Kryetari i Kuvendit tha se ambasadori mund të ketë menduar se mund të jetë problematike ushtrimi i detyrës me kompetenca të plota.

Sipas Konjufcës, Lista Serbe e kishte derën e hapur të merrte pjesë në zgjedhje, por që nuk vendosi për një gjë të tillë.

“Natyrisht ndoshta kjo ka mendu ambasadori dhe të tjerët që mund të jetë problematike që me ushtru funksionin me kompetenca të plota, mirëpo ne duhet të bëjmë çmos dhe institucionet tona të sigurisë që po jetojmë në një shtet demokratik. Ftesa ishte shumë gjatë e hapur për Listën Serbe dhe partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, tash nëse ka projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën le të na tregojnë, por me marrë pjesë në zgjedhje dhe për m’i qeverisë institucionet e Kosovës, ajo mundet me ndodhë vetëm në një mënyrë, ku qytetarët votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me dirigjime nga Beogradi”, ka thënë ai.

Lista Serbe, sipas Konjufcës, ka zgjedhur të dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika