Konjufca: Masakra e Abrisë është një nga emrat e gjenocidit, një ndër thirrjet e ndërgjegjes për drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe

Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Abri, në përvjetorin e 25 e 26 shtatorit.

“Masakra e Abrisë na sjell në vëmendje fushatën ushtarake gjenocidale të aparatit shtetëror serb mbi popullin shqiptar në Kosovë. Masakra e Abrisë është një nga emrat e gjenocidit, një ndër thirrjet e ndërgjegjes sonë të përbashkët për drejtësi”, ka theksuar Konjufca.

Konjufca ka bërë homazhe në nder të martirëve tanë të lirisë në Abri, njëherazi edhe për të theksuar se drejtësia akoma nuk është vendosur në vend, pa të akuzuar, pa të dënuar dhe pa përgjegjës për këtë krim makabër.

Ai ka thënë se nuk duhet pushuar për të kërkuar drejtësi për krimet që ka bërë Serbia

“Asnjëherë nuk duhet të pushojmë së thëni se drejtësia e munguar është premtim për padrejtësi dhe krim të ardhshëm të synuar dhe këtë shteti serb nuk ka reshtur së konfirmuari përmes akteve të shumtë deri më sot”, ka thënë Konjufca.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika