Konjufca: Pasiguria në rajon ka dy burime, agresionin rus dhe ambicien e Serbisë për zgjerim territorial

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka takuar të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë në rajon. Konjufca theksoi se pasiguria buron nga agresioni rus në Ukrainë dhe ambicia e Serbisë për zgjerim territorial

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka takuar të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges.

Siç bëhet e ditur, në këtë takim është diskutuar për sigurinë në rajon, teksa Konjufca ka thënë se pasiguria në rajon i ka dy burime kryesore, agresionin rus dhe ambicien e Serbisë për zgjerim territorial.

“Kryekuvendari Konjufca shprehu vlerësimin e tij se sot pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien për zgjerim territorial. U diskutua po ashtu për gjendjen në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht nevojën që BE-ja të bejë më shumë që Serbia t’i rikthehet Marrëveshjes së Brukselit si korniza bazë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Frangeš shprehu qëndrimin e tij se Sllovenia, por edhe BE-ja duhet të njohin më shumë perspektivën se si palët, përkatësisht ajo e Kosovës, i shohin gjërat në mënyrë që kjo të reflektojë edhe në qasjen më adekuate të faktorit ndërkombëtar kundrejt zhvillimeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe zhvillimeve politike në përgjithësi në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika