Konjufca për sulmin në ShBA: Kosova qëndron në krah të popullit mik amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit në Luiston, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me sulmin nga një person i armatosur mbi civilët në Luiston, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konjufca ka thënë se në këto momente të vështira, Kosova qëndron krah popullit amerikan.

Derisa ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Leviston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë, raporton Associated Press.

Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine.

Sipas një dokumenti, të rishikuar nga Associated Press i cili i ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.

Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij./REL

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika