Konjufca për të zhdukurit me dhunë: Harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë është Serbia

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, ku ka thënë se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë

Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ai ka thënë se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë.

“Kjo është një dhimbje që nuk përfundon këtu. Një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për gjithë popullin tonë të cilëve Serbia ua zhduku me dhunë më të dashurit e tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupat e më të dashurve tonë, si në Peruqac, në Rudnicë, Kizhevak, e kjo tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit është Serbia”, ka thënë ai.

Konjufca u shpreh se në Serbi gjenden kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime në luftën e fundit në vend.

Ai ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë dhe institucionet atje t’i hapin arkivat që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë.

“E, po ashtu, Serbia është dhe shteti ku ndodhen kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime njëkohësisht. Ajo çka duhet të bëjmë është që të marrim të gjitha masat që janë në dorën e institucioneve të Kosovës, ashtu që të sigurohemi se edhe Bashkësia Evropiane dhe Unioni Evropian edhe faktorët tjerë të rëndësishëm të vendimmarrjes të vetëdijësohen se ka nevojë për një trysni më të madhe. Aleksandar Vuciq dhe institucionet e tyre t’i hapin arkivat e tyre, ashtu që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë, për të cilët përgjegjëse pa dyshim ka qenë ushtria dhe policia e Serbisë”, ka thënë Konjufca.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika