Konjufca: Presim mbështetje nga Franca për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në takim me ambasadorin e ri të Francës, Olivier Guérot ka thënë se nga Franca pret mbështetje për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me ambasadorin e ri të Francës Olivier Guérot





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.

Kryeparlamentari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca e ka ofruar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Ndër të tjera ai ka thënë se nga shteti francez pret mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara.

“Po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika