Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e MPJD-së, Konjufca në takimin e parë pranoi urimet nga Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri.
“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, thuhet në njoftim.