Konjufca takohet me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, “shkëmbejnë pikëpamje” për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Këtë të martë, kryetari i Kuvendit të Kossovës, Glauk Konjufca, është takuar me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Pamje nga takimi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila e kishte pritur në Kongresin Amerikan.

“Me Kongresisten Pelosi shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka shtuar se kanë nënvizuar “faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”.

“Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si kongresistën Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara. Thellësisht mirënjohës dhe falënderues”, ka theksuar Konjufca.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika