Konjufca takon Pendarovskin: Integrimi i Ballkanit në NATO dhe BE, s’do të linte hapësirë për destabilizim në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, dhe presidentin Stevo Pendarovski, ka thënë se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajon





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, dhe presidentin Stevo Pendarovski, ka diskutuar lidhur me aktualitetin politik dhe zhvillimet rajonale.

Kështu ka bërë të ditur vetë Konjufca përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në diskutimet përmbajtësore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit.

“Gjatë takimeve të ngrohta e tejet miqësore shkëmbyem mendime për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian të shteteve tona. Në diskutimet përmbajtësore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkroi ai.

“Me Presidentin Pendarovski dhe Kryetarin Xhaferi ndamë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë”, shtoi Konjufca.

Kryeparlamentari i Kosovës ka thënë se në këtë takim janë vlerësuar raportet e mira mes dy vendeve, teksa u ritheksua edhe gatishmëria për kultivimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve.

 

“Gjithashtu i vlerësuam të shkëlqyera marrëdhëniet e deritashme dhe ritheksuam gatishmërinë për kultivimin e mëtutjeshëm të raporteve tona, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërparlamentar, duke konsideruar se avancimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha sferat me interes të përbashkët i kontribuon zhvillimit të ndërsjellë, stabilitetit të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë Konjufca.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika