Konjufca uron Fitër Bajramin: Të përkushtohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë

Mëngjesin e hershëm të së premtes është falur namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka uruar qytetarëve të Kosovës festën, duke u uruar të njëjtëve shëndet, lumturi dhe jo vetëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Fitër Bajramit, me ç’rast ka bërë thirrje që të përkushtohemi më shumë drejt një të ardhmeje më të mirë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca ka uruar që festa e Fitër Bajramit të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet në familjet kosovare.

“Si përfundim i Ramazanit, ne sot shënojmë Festën e Bajramit. Në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor. Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat. Shpresojmë që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj. Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Në mëngjesin e Fitër Bajramit, myslimanët ndjekin lutjet e veçanta në xhami ose vende të jashtme. Namazet pasohen nga një predikim dhe më pas njerëzit shkëmbejnë përshëndetje me njëri-tjetrin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika